Select Page

– “Përveç atyre që pendohen para se t’i kapni. Dijeni se Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Kuptimi: Nëse banditët pendohen para se të kapen nga autoritetet, atëherë ata nuk ndëshkohen në lidhje me hakun e Zotit, e po kështu edhe në lidhje me hakun e njerëzve, nëse kanë qenë qafirë gjatë kohës së krimit dhe kanë pranuar Islamin para se t’i kapin. Pra, këta nuk vriten, nuk u priten duar e këmbë e nuk internohen.

Por nëse banditi ka qenë musliman, atëherë haku i njerëzve nuk rrëzohet, pra, ai do të ndëshkohet për vrasjen dhe grabitjen e pasurive. Ajeti tregon se, nëse banditi pendohet pasi e kanë kapur, atëherë ky pendim nuk e rrëzon ndëshkimin e tij në çdo lloj rasti. Urtësia është shumë e qartë në këto gjykime. Nëse pendimi para kapjes së banditit bën dobi në rastin e krimit të luftës kundër Allahut dhe Profetit, atëherë kur bëhet fjalë për vepra të tjera poshtë tyre, pa dyshim që pendimi duhet të ndikojë më shumë në gjykim.