Select Page

– “Egoizmi e nxiti atë për vrasjen e të vëllait. Ai e vrau atë dhe kështu u bë prej të humburve. – Domethënë, ai u bë prej njerëzve që shkatërruan dynjanë dhe ahiretin e tyre. Madje, ai u bë shembulli i keq për çdo vrasës që do të vinte më pas, dhe dihet shumë mirë se: çdokush që sjell një traditë të keqe, atij i takon gjynahu i asaj tradite dhe gjynahu i të gjithë atyre që punojnë sipas saj, deri në Ditën e Gjykimit.

Është transmetuar një hadith i saktë, që thotë se: “Çdokush që vret padrejtësisht, një pjesë e gjynahut të tij do të rëndojë edhe mbi birin e parë të Ademit, sepse ai ishte i pari që kreu vrasjen.” Pasi vrau të vëllanë, ai nuk dinte si të vepronte me të, sepse ai ishte i pari prej fëmijëve të Ademit që pa vdekjen. Atëherë: