Select Page

– “Nëse ti e zgjat mbi mua dorën tënde për të më vrarë, unë kurrë nuk kam për ta zgjatur mbi ty dorën time për të të vrarë,” – E gjitha kjo, jo sepse ishte frikacak apo i paaftë që të mbrohej, por për një arsye shumë të fortë:

– “… sepse unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve.” – Dhe, pa dyshim, ai që i frikësohet Allahut kurrësesi nuk i afrohet dhe as merr guximin të kryejë gjynahe ndaj Tij, e sidomos gjynahe të mëdha, sikurse është marrja e jetës së tjetrit pa të drejtë. Ky ajet është një kërcënim i hapur për këdo që synon të kryejë vrasje. Ai është porosi që njeriu të ketë frikë Zotin në veprat e tij dhe të druhet nga ndëshkimi i Tij.