– “Ata thanë: “O Musa! Ne kurrë nuk hyjmë atje, përderisa ata të jenë aty, prandaj shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne po rrimë (e po presim) këtu!” – Sa të shëmtuara ishin këto fjalë të tyre! Sa e ulët ishte përgjigjja që i dhanë Profetit të tyre, pikërisht në ato momente ngushtie dhe nevoje për t’i dalë krah dhe për të luftuar përkrah tij, për ta nderuar atë, por edhe për dinjitetin e vetvetes. Në këto raste del në pah dukshëm ndryshimi mes popujve të tjerë dhe shokëve të Muhamedit (a.s)e umetit të tij.
Kur profeti Muhamed (a.s)u këshillua me ta në një rast të ngjashëm (para betejës së Bedrit), edhe pse ai nuk ua kërkoi me ngulm pjesëmarrjen në luftë, ata i thanë: “Për Allah! Nëse i hyn detit në këmbë, edhe ne do të hyjmë së bashku me ty! Edhe sikur të kërkosh që të shkojmë në vendin më të rrezikshëm, asnjëri prej nesh nuk do të të braktisë! Ne nuk do të themi kurrë ashtu si i thanë Musait (a.s)shokët e tij: “Shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni, se ne do rrimë këtu!” Por ne themi: “Shko ti dhe Zoti yt luftoni, sepse edhe ne do të vijmë së bashku me ju të luftojmë, para teje e pas teje, djathtas teje dhe majtas teje!” Kur vërejti mosbindjen e tyre, Musai (a.s)tha: