Select Page

– “Ata (populli i Musait) thanë: “O Musa! Në këtë tokë është një popull shumë  i fuqishëm e ne nuk do të hyjmë aty kurrë, derisa ata të largohen prej andej. Kur ata të largohen, ne do të hyjmë”. – Kuptimi: Atje ndodhet një popull i ashpër dhe guximtar dhe kjo është një pengesë për ne që të hyjmë në atë vend. Këto fjalë tregojnë se ata ishin burracakë e frikacakë, që nuk kishin siguri dhe bindje në premtimin e Zotit.

Nëse do të ishin të urtë dhe të mendonin drejt, do të kuptonin se të gjithë njerëzit janë bij dhe pasardhës të Ademit a.s, kështu që “i fortë” është ai të cilit Allahu i Lartësuar i jep forcë dhe fuqi. Nuk ka fuqi dhe nuk ka ndryshim të gjendjes pa ndihmën dhe suksesin e dhënë prej Allahut. Po të mendonin kështu, pa dyshim do të bindeshin se fitorja do të ishte në anën e tyre, aq më tepër që Allahu i Madhëruar ua premtoi këtë gjë.