Select Page

Ashtu si me jehudët, të cilët u zotuan për zbatimin e porosive të Zotit, ashtu ndodhi edhe me ata që u quajtën “nesara”, pra, ndihmësit e Isait, të birit të Merjemes. Ata u zotuan të besonin profetin Isa dhe të pastronin shpirtrat e tyre nëpërmjet besimit tek Allahu dhe zbatimit të porosive të profetëve dhe shpalljeve hyjnore.

Por edhe ata e thyen premtimin dhe harruan një pjesë të udhëzimit të Allahut. Ata harruan diturinë dhe zbatimin e saj. Për këtë shkak, Allahu i Lartësuar u futi armiqësi kundër njëri-tjetrit, prandaj mes tyre ka patur dhe do të ketë përçarje dhe luftë, deri në Ditën e Gjykimit. Ky është një fakt i dukshëm dhe i vërtetuar në realitet.