Select Page

– “Ata thanë: “O populli ynë! Ne dëgjuam një Libër të shpallur pas Musait, …” – Ata përmendën Librin e Musait, sepse ai ishte në themel edhe të Ungjillit. Gjithashtu, ai ishte libri bazë, ku bijtë e Israilit mbështeteshin për marrjen e dispozitave ligjore. Ndërsa Ungjilli ishte plotësues i Teuratit, ashtu sikurse edhe lehtësues për disa dispozita. Pastaj, ata e përshkruajnë Kur’anin duke thënë:

– “… që vërteton Shpalljet para tij, që udhëzon tek e Vërteta dhe tregon rrugën e drejtë! ” – Kuptimi: Libri që e dëgjuam nga ky profet është vërtetues i librave të parë hyjnorë dhe udhëzues në rrugën e drejtë. Ai tregon rrugën që të çon tek Allahu dhe Xheneti i Tij.

Ky libër udhëzon nëpërmjet diturisë së jashtëzakonshme mbi Allahun e Madhëruar, diturisë rreth dispozitave ligjore dhe rregullave të jetës dhe të adhurimit, si dhe diturisë për shpërblimin dhe ndëshkimin e Allahut të Madhëruar. Pasi lavdëruan Kur’anin, duke treguar gradën dhe rëndësinë e lartë të tij, xhindët filluan të ftonin popullin e tyre që ta besonin këtë libër dhe mesazhet e këtij profeti, duke thënë: