Select Page

– “Përse nuk u erdhën në ndihmë idhujt, të cilët i adhuronin veç Allahut dhe u përkushtonin flijime?” – Kuptimi: Për t’iu afruar idhujve, ata i adhuronin e u kushtonin flijime, duke shpresuar ndihmë dhe begati prej tyre. Përse, atëherë, nuk u ndihmuan?!

– “Idhujt nuk kanë për t’iu përgjigjur (kurrë) atyre. Ata (idhujt) janë veçse sajesa dhe mashtrime të tyre.” – Idhujt nuk u përgjigjen atyre, duke mos i mbrojtur dot nga dënimi në ahiret, ashtu sikurse edhe në dynja nuk kanë asnjë mundësi për t’i ndihmuar. Çdo gjë është nën pushtetin e Allahut.

Idhujt janë thjesht sajime të politeistëve, me të cilët ata gënjejnë veten dhe justifikojnë mosbesimin e tyre. Ata e ushqejnë veten me ëndrra të pabaza, duke pandehur se janë në të vërtetën dhe se adhurimet që ua përkushtojnë idhujve do t’u bëjnë dobi e do t’i shpëtojnë. Por këto iluzione e shpresa të kota tashmë u shuhen dhe shkatërrohen njëherë dhe përgjithmonë.