Select Page

– “Ne kemi shkatërruar qytete përreth jush edhe më parë, duke ua shpjeguar fillimisht Shpalljen Tonë …” – Duke paralajmëruar arabët, por edhe çdo popull tjetër, Allahu i Madhëruar u kujton shkatërrimin e popujve të mëparshëm, që kishin mohuar profetët, popuj të cilët jetonin rreth e rrotull vendbanimeve të arabëve.

Madje, shumë prej tyre jetonin në Gadishullin Arabik, si populli i Adit, i Themudit e të tjerë. Por para se t’i shkatërronte, Allahu i Madhëruar u solli një larmi shenjash dhe mrekullish, dhe të gjitha këto me një qëllim:

– “… që ata të mund të ktheheshin (në rrugën e drejtë).” – Kjo u bë me qëllimin që ata t’i largoheshin rrugës së kufrit, rrugës së mohimit të profetëve dhe shpalljeve të Zotit. Por kur ata nuk e bënë këtë, Allahu i ndëshkoi, ashtu siç di të ndëshkojë i Plotfuqishmi, dhe atyre nuk u erdhën në ndihmë idhujt, që ata i adhuronin krahas Allahut. I Madhëruari thotë: