– “Me urdhrin e Zotit të saj, ajo shkatërroi çdo gjë. Kur agoi, nuk shihej gjë tjetër, përveç banesave të tyre.” – Çdo gjë ishte shkatërruar: kafshët, pasuritë dhe vetë ata.
– “Kështu i ndëshkojmë Ne popujt keqbërës.” – Për shkak të krimeve dhe padrejtësive të tyre, e meritojnë ndëshkimin e Allahut të Lartësuar. Allahu i Madhëruar u dhuron begati të shumta, por ata nuk e lavdërojnë dhe nuk tregojnë mirënjohje ndaj Tij, siç thotë i Madhëruari për fisin Ad: