Select Page

– “Kujto vëllanë e fisit Ad (Hudin), …” – Kuptimi: Kujto me respekt profetin e popullit të Adit, pra, Hudin (a.s.). Ai ishte një ndër profetët e Zotit, që u veçua mbi të tjerët, për të ftuar njerëzit në rrugën e drejtë. Profetët janë udhërrëfyesit e njerëzve për te Krijuesi i tyre.

“… kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf! …” – Allahu i Madhëruar e dërgoi Hudin (a.s.) tek fisi i tij Ad, që jetonte në Ahkaf, në shkretëtirën e madhe të Jemenit.

– “… Para dhe pas tij, pati paralajmërues të shumtë.” – Profeti Hud nuk ishte një risi. Ai nuk ishte i pari i të dërguarve të Zotit. Ai nuk ishte as kundërshtues i profetëve të tjerë të mëparshëm. Ashtu si të gjithë profetët, ai i tha popullit të tij:

– “Ai u tha: “Të mos adhuroni asgjë tjetër veç Allahut! Unë kam frikë se do t’ju godasë dënimi i Ditës së Madhe!” – Ai i porositi të adhuronin Allahun nëpërmjet çdo fjale të mirë dhe pune të dashur për Allahun, si dhe i ndaloi nga idhujtaria. Ai i paralajmëroi, gjithashtu, për një ndëshkim të rëndë, nëse nuk do t’i bindeshin. Por ky paralajmërim nuk ndikoi aspak tek ata: