– “Të gjithë ata do të kenë gradën e merituar, sipas asaj që kanë punuar.” – Si punëmirët, ashtu edhe punëkëqijtë do të marrin gradën që meritojnë. Sipas veprave që kanë bërë, do të meritojnë shpërblimin ose ndëshkimin e Allahut të Drejtë. I Madhëruari thotë:
– “Shpërblimi për veprat e tyre do t’u jepet i plotë e nuk do t’u bëhet padrejtësi.” – Askujt nuk do t’i shtohen të këqijat, por do të ketë vetëm aq sa ka bërë vetë, ashtu si askujt nuk do t’i mohohen apo pakësohen të mirat që ka bërë.