– “Këta janë njerëzit të cilëve Ne ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë …” – Njerëzve që veprojnë kështu, Allahu ua pranon veprat më të mira që kanë bërë në bindje ndaj Tij. Ndërsa për veprat e tyre jo të mira, Allahu i Madhëruar thotë:
– “… ua mbulojmë të këqijat dhe i bëjmë banorë të Xhenetit.” – Allahu ua fal përgjithësisht të këqijat, nëse pendohen sinqerisht për to, dhe i bashkon me banorët e Xhenetit. Kështu, i Madhëruari u dhuron atyre të gjitha të mirat dhe i ruan nga çdo e keqe.
– “Ky është premtimi i vërtetë, që u është dhënë.” – Ky është premtimi i vërtetë nga Allahu, i Cili është më besniku në fjalët e Tij dhe që kurrë nuk i thyen premtimet e Tij.