Select Page

– “Ata do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, …” – Ja, të tillë rob do të jenë banorët e Xhenetit, ku do të jenë gjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të ikin prej atij apo ta shkëmbejnë atë me diçka tjetër.

– “… si shpërblim për atë që kanë punuar …” – Ata do të jenë të përjetshëm në Xhenet, të cilin Zoti e ka bërë si shpërblim për të mirat që kryejnë në dynja, duke filluar me besimin e pastër tek Allahu, dhe duke vazhduar me veprat të mira të nxitura nga ky iman, si dhe përqendrimi në këtë rrugë.