– “Ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur, nuk do të kenë frikë dhe as do të brengosen.” – Ata të cilët e besojnë Zotin e tyre si të vetmin Krijues, Sundues, Mbretërues dhe Administrues të çështje-ve të tyre, dëshmojnë se Ai është Një, i Vetëm dhe i Pashoq, pastaj janë të palëkundur në këtë bindje ndaj Tij, gjatë gjithë jetës së tyre, ata nuk do të kenë frikë për të ardhmen dhe as brenga për të kaluarën.