– “Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen (edhe sikur t’u luten) deri në Kijamet?!” – Ata kurrë nuk kanë për t’iu përgjigjur ndonjë lutjeje të tyre, deri në përfundimin e kësaj dynjaje. Ata nuk mund t’u sjellin adhuruesve të tyre asnjë dobi. Madje, sikurse thotë i Madhëruari:
– “Ata janë të paditur (e të pafuqishëm t’u përgjigjen) për lutjet e tyre.” – Ata as që i dëgjojnë lutjet që u drejtohen dhe aq më pak, t’u përgjigjen atyre. Kjo është gjendja e idhujve në jetën e dynjasë. Ndërsa në ahiret, idhujt do të distancohen nga idhujtaria dhe nga idhujtarët, sikurse thotë i Madhëruari më pas: