Select Page

– “Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu as nuk ka për t’i falur e as nuk ka për t’i drejtuar në asnjë rrugë tjetër, përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë. …” – Kufri është padrejtësia më e madhe, por, megjithatë, Allahu i Madhëruar ka shtuar e ka thënë: “…dhe bëjnë padrejtësi…”. Kjo është bërë për të treguar se sa të thelluar dhe të shfrenuar kanë qenë në kufrin e tyre. Ata jo vetëm që kanë mohuar Zotin dhe gjithçka që duhej të besohej dhe të respektohej, por kanë bërë vepra të këqija dhe padrejtësi, të diktuara nga kufri i tyre, duke u zhytur thellë në të.

Këta janë shumë larg faljes së Allahut të Lartësuar dhe udhëzimit në rrugën e drejtë, dhe kjo ndodh për shkak të veprave të tyre. Allahu i Lartësuar për ta thotë: “Allahu as nuk ka për t’i falur e as nuk ka për t’i drejtuar në asnjë rrugë tjetër, përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë”. Falja e Zotit dhe udhëzimi i Tij janë shumë larg tyre. Shkak për këtë u bënë vazhdimësia e tyre në kalimin e kufijve të Zotit dhe thellimi në kufrin e tyre. Njerëzve me të tilla cilësi Allahu i Lartësuar ua vulos zemrat dhe ua mbyll dyert e udhëzimit, duke i shpërblyer pikërisht me atë që kanë fituar me duart e tyre. Allahu i Lartësuar nuk i bën padrejtësi asnjë njeriu. Ai thotë: