– ”Ata thonë: “Kur do të përmbushet ai premtim (i Zotit), nëse po thoni të vërtetën?! – Keqbërësit e mosbesimtarët kërkojnë që t’u ngutet dënimi që u kërcënohet, sepse ata mohojnë profetët dhe shpalljet. Me këtë tregojnë se nuk e besojnë ringjalljen. Ata tregojnë, gjithashtu, kokëfortësinë, kryeneçësinë, inatin dhe urrejtjen e tyre ndaj së vërtetës. “Kur do të përmbushet ai premtim (i Zotit), nëse po thoni të vërtetën?! Kur do të vijë ajo ditë, kur do të bëhet ndarja mes nesh dhe jush? Kur do të vijë dita kur ne do të dënohemi, sipas pretendimit tuaj?” Kështu u drejtoheshin ata profetëve, madje thoshin edhe: “… nëse po thoni të vërtetën.” Me këtë fjalë, ata pretendonin e mëtonin se profetët nuk thoshin të vërtetën.