– ”A nuk e shohin ata se Ne çojmë ujin në tokën e shkretuar …” – A nuk e shohin me sytë e tyre këtë mirësi të madhe që u kemi dhuruar dhe urtësinë Tonë të plotë e absolute? Ne dërgojmë ujin, nëpërmjet shiut ose lumenjve në tokën shkretuar, ku nuk ka bimësi:
– ”… dhe me të nxjerrim bimë prej të cilave ushqehen kafshët e tyre dhe ata vetë. – Nxjerrim bimësi të shumëllojshme, të cilat i hanë bagëtitë dhe njerëzit, gjithashtu.
– ”A nuk kanë sy të shohin (e të kuptojnë)?!” – A nuk i shohin këto mirësi? Nëpërmjet këtyre mirësive marrin jetë vendet dhe krijesat e shumta që mbushin tokën. A nuk i bën ky shikim që të hapin sytë e zemrës dhe të shpirtit, dhe të shohin dritën për të gjetur rrugën e drejtë?
Por ja që shumë nga ata i ka zënë verbëria dhe i ka vënë poshtë pakujdesia dhe dhe harresa. Ata nuk dinë të shohin ashtu siç shohin burrat e urtë dhe të mençur. Ata shohin si të pakujdesshmit e mendjelehtët dhe çdo gjë e mbrapshtë u duket normale. Ata nuk arrijnë të shohin dritën, që t’u jepet sukses për të mirën dhe besimin.