Select Page

Ndërsa ata që kaluan çdo kufi, vendbanimi i tyre është Zjarri.vendqëndrimi i tyre i përhershëm është zjarri; atje ku janë mbledhur të gjitha dhimbjet dhe ndëshkimet, çdo dëshpërim dhe vuajtje. Atyre nuk ka për t’iu zvogëluar dënimi asnjë çast.

Sa herë që përpiqen të dalin nga ai, kthehen në të … Sa herë që mendojnë për të gjetur ndonjë rrugëdalje sepse dhimbja e ndëshkimi ka arritur kulmin, ata rikthehen sërish në dënim dhe kështu largohet prej tyre ajo shpresë për çlirim dhe, dëshpërimi e dhimbja, u kthehet edhe më e fortë.

– ”… dhe u thuhet: “Shijojeni Dënimin e Zjarrit, që ju e konsideronit gënjeshtër!”.. – Ky është dënimi i zjarrit ku do të jetë vendqëndrimi i tyre i përhershëm. Ndërsa dënimi që është para këtij dënimi, është dënimi i jetës së varrit (berzahut). Kjo është përmendur në fjalën e tij kur thotë: