– “Ne do t’ju sprovojmë, me qëllim që të dalin në pah luftëtarët nga mesi juaj dhe durimtarët. Ne kemi për t’ju vënë në provë (për sinqeritetin) në veprat tuaja.” – Allahu do të vërë në provë besimin tuaj, në mënyrë që të spikasin qartë ata që luftojnë sinqerisht dhe durojnë në rrugën e Tij. Ata që e zbatojnë urdhrin dhe luftojnë për të lartësuar fenë e Allahut, ata janë besimtarë të vërtetë. Ndërsa ata që ngurrojnë në këtë drejtim, e bëjnë për shkak të mangësisë në besimin e tyre.