Select Page

Askush nuk di për atë kënaqësi (të zemrës e të shpirtit), që u është caktuar atyre si shpërblim për veprat e tyre të mira (në dynja). Kjo përfshin të gjitha shpirtrat e krijesave. kuptimi është: askush prej krijesave nuk e di për atë kënaqësi (të zemrës e të shpirtit), që u është caktuar atyre si shpërblim për veprat e tyre të mira (në dynja). Nuk e dinë se si janë mirësitë e shumta, dhe kënqësitë e pafund të atyre fatlumëve.

Askush nuk mund ta përshkruajë gëzimin dhe lumturinë, kënaqësinë dhe qetësinë e tyre. Siç ka thëne profeti i Allahut në hadithin që transmeton nga Zoti i tij: “ Kam përgatitur për robërit e Mi, atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe zemra e robit kurrë nuk e ka menduar dhe përfytyruar”. Edhe këta, Allahu i lavdëruar i shpërbleu sipas llojit të veprave të tyre. Duke qenë se ata faleshin natën dhe luteshin duke i fshehur veprat, Allahu i shpërbleu me shpërblime që askush nuk i ka parë dhe dëgjuar. Prandaj edhe tha: “…si shpërblim për veprat e tyre të mira (në dynja).