Select Page

Trupat e tyre largohen prej dyshekëve, (e qëndrojnë në këmbë e në sexhde) duke iu lutur Zotit të tyre me frikë dhe me shpresë (për dashurinë dhe mëshirën e Tij)   Trupat e tyre nuk gjejnë rehat në dyshekun e ngrohtë sepse kanë mall për diçka shumë më të këndshme, të rehatshme, – namazi i natës -, dhe atë bisedë aq lumturuese dhe qetësuese me Zotin e tyre të Lartësuar. 

Prandaj tha: “(e qëndrojnë në këmbë e në sexhde) duke iu lutur Zotit të tyre me frikë dhe me shpresë (për dashurinë dhe mëshirën e Tij),” i luten Atij për çdo të mirë të besimit dhe të fesë, për mirësitë e dynjasë si dhe për t’i shpëtuar dhe ruajtur ata nga ligësitë dhe fatkeqësitë në ato dy drejtime. Ata i luten Zotit të mbushur nga dy ndjenja të mrekullueshme “…me frikë dhe me shpresë…” ata bashkojnë mes këtyre dy përshkrimeve. Ata janë të frikësuar sepse veprat e tyre mund t’u refuzohen, por edhe me shpresë të madhe që Zoti t’ua pranojë dhe t’i shpërblejë për to. Ata i frkësohen dënimit të Allahut dhe shpresojnë shpërblimin dhe sevapin e Tij.

”… dhe nga ajo që u kemi dhënë, ata japin. Ja edhe një përshkrim tjetër i këtyre fatlumëve: nga pasuria që Zoti u ka dhënë, qoftë e pakët apo e shumtë, ata japin për hir të Tij. Vërej me kujdes! Nuk ka përmendur masën se sa japin dhe se kujt ia japin për të qenë sa më gjithpërfshirëse dhe sa më përgjithsuese. Kështu në këtë bëjnë pjesë si shpenzimet e detyrueshme, si Zekati, kompensimet, shpenzimet e detyrueshme për gruan, të afërmit; ashtu edhe shpenzimet e pëlqyeshme e vullnetare, si të gjitha shpenzimet në rrugët e shumta të mirësive.

Shpenzimet dhe bamirësia financiare është mirësi e madhe dhe një mënyrë për të përfituar sevape të shumta, pavarësisht a i jepet të pasurit apo të varfërit, të afërmit apo të largëtit. Por sigurisht që shpërblimi ndryshon në varësi të dobisë që njeriu u ofron dhe u mundëson të tjerëve me pasurinë e tij. Ja këto janë veprat e këtyre të zgjedhurve dhe përshkrimi i tyre. Ndërsa persa i përket shpërblimit të tyre Alahu i Madhëruar thotë: