Select Page

– “Kjo, për shkak se ata i shkuan pas asaj që sjell zemërimin e Allahut dhe e urrejtën atë (rrugë të mbarë) që sjell kënaqësinë e Tij. Prandaj, Ai i zhvlerësoi veprat e tyre.” – Ata e meritojnë ndëshkimin, për shkak se bëjnë gjëra që e zemërojnë Allahun e Madhëruar. Ata zhyten në kufër, padrejtësi, imoralitet dhe mosbindje ndaj Allahut. Për ta nuk ka aspak rëndësi arritja apo jo e kënaqësisë së Zotit!

Ata nuk kanë as më të voglën dëshirë që të veprojnë atë që i afron tek Allahu dhe ta kënaqin Atë. Për këtë arsye, i Madhëruari ua asgjëson veprat e tyre, duke ua bërë të pavlera. Ndryshe ndodh me ata të cilët kërkojnë kënaqësinë e Allahut, duke kryer ato vepra të mira që Ai i përcaktoi si të tilla dhe duke u ruajtur nga ato vepra që sjellin zemërimin dhe ndëshkimin e Tij. Këtyre, Allahu i Madhëruar do t’ua falë gjynahet, do t’ua mbulojë të metat dhe do t’ua shumëfishojë shpërblimin e tyre.