– ”Atëherë, shijoni dënimin, sepse ju e harruat takimin e kësaj dite (me Allahun e Madhëruar) …” – Ja këto fjalë torturuese u thuhen keqbërësve të cilët i ka mbuluar e pushtuar tërësisht poshtërimi dhe kërkojnë me dëshpërim për ta ndryshuar dhe rregulluar atë që e prishën. Tashmë ka kaluar koha kur njeriu mund të reflektojë dhe të ndryshojë. Tashmë ka mbetur veçse dënimi i Zotit prandaj shijojeni dënimin e dhembshëm për shkak se e harruat këtë ditë.
Ju e haruat dhe i kthyhet shpinën me vetëdije kësaj dite, duke mos punuar për të. E latë veten tuaj të zhytet dhe ta harrojë këtë ditë, a thua se ajo vërtet nuk kishte për të ardhur kurrë. Ju jetuat dhe u shfrenuat në jetën e dynjasë sikur nuk do të ringjalleshit në ditën e takimit me Zotin.
– ”… prandaj edhe Ne do t’ju harrojmë ju …” – Kështu do t’ju lëmë në atë ndëshkim dhe dhimbje, si shpërblim për harresën dhe shpërfilljen tuaj të kësaj dite. Shpërblimi jepet sipas llojit të punës. Ashtu sikurse e harruat dhe e shpërfillët këtë ditë, ashtu do të liheni në harresë dhe do të shpërfilleni në dënimin e dhembshëm.
– ”… ndaj shijojeni dënimin e përjetshëm …” – Ky dënim tashmë do të jetë i pandërprerë. Nëse dënimi ka një afat të caktuar, kjo sikur ia lehtëson dhimbjen të dënuarit. Por dënimi i xhehenemit, – Allahu na ruajt prej tij -, në të nuk mund të gjesh rehati dhe lehtësim dhe as ndërprerje.
– ”… për shkak të veprave tuaja të këqija.” – Këtë e merituat me veprat tuaja, pra me kufrin, kalimin e kufijëve dhe mosbindjen ndaj Allahut. Allahu i Lartësuar pasi përmendi mohuesit e shenjave dhe argumenteve të Tij dhe dënimit që ka përgatitur për ta, vijon të përmendë besimtarët duke përmendur cilësitë dhe përshkrimet e tyre si dhe shpërblimet që përgatiti për ta. Ai thotë: