Select Page

Thuaj: “Ka për t’jua marrë shpirtrat Meleku i Vdekjes, që është caktuar për ju … Ai është një melek që Zoti e ka ngarkuar me detyrën për të marrë shpirtrat. Ai ka edhe melekë të tjerë së bashku me të si ndihmitarë në këtë mision.

”… e pastaj, te Zoti juaj do të ktheheni të gjithë”. – Atëherë Ai do t’ju shpërblejë për veprat tuaja. Ju që e mohoni ringjalljen, prisni e të shihni çdo të bëhet me ju! Pasi përmendi faktin se ata do të kthehen tek Ai në ditën e gjykimit (Kijametit), vijon të përmendë se si do të jetë gjendja e tyre kur të qëndrojnë para Zotit. Ai thotë: