Select Page

Ata thonë: “Çfarë! Pasi të tretemi e humbasim në tokë, a thua ne do të krijohemi rishtazi?” – edhe pasi të jemi tretur e të jemi shpërbërë tërësisht dhe të jemi shpërndarë nëpër tokë e nëpër vende të largëta që nuk i di kush, ne do të rikthehemi në një krijim të ri? Me këto fjalë ata pretendojnë se kjo ishte diçka shumë e largët dhe e pamundur. Kështu mendonin ata të mjerë sepse e mendojnë fuqinë e Zotit si fuqinë e tyre duke bërë këtë krahasim të ulët. Kjo pyetje që ata bënë nuk ishte për të gjetur të vërtetën por ishte një pyetje e padrejtë që nënkuptonte të pavërtetën dhe mohimin e besimit të ringjalljes. Kështu ata e mohojnë takimin me Zotin dhe ringjalljen para Tij. Prandaj Allahu thotë për ta:

Por, ata mohojnë takimin me Zotin e tyre!  dihet mirë nga çfarë buron dhe çfarë synon kjo pyetje. Kështu, nëse qëllimi i tyre do të ishte qartësimi i së vërtetës, argumentet e Zotit janë të tila që e qartësojnë këtë çështje plotësisht dhe e bëjnë aq të qartë, sa të duket sikur e sheh me sytë e ballit, ashtu siç e sheh diellin që shndrit. A nuk u mjafton atyre si argument fakti që Zoti i krijoi ata nga hiçi, kur nuk ekzistonin? duhet ta dinë që rikrijimi nga mbetuinat në tokë është më i thjeshtë se sa fillimi nga hiçi. Pastaj, a nuk e shohin ata tokën e shkretë se si merr jetë e gjallërohet pasi në të bie shiu? A nuk e shohin se si mbijnë në të ato fara që më parë qëndronin të fshehura në tokë?