Select Page

Por Ai e formësoi atë plotësisht (në barkun e nënës) … pastaj e bëri një krijesë të plotë me mish, kocka, nerva, damarë, e gjithçka tjetër. Ai e përkreu krijimin e njeriut. Çdo gjymtyrë e vendosi në vendin e vet, pikërisht atje ku duhet. Pastaj:

”… dhe i fryu prej shpirtit të (krijuar prej) Tij.Kështu Zoti dërgon një melek që i fryn shpirtin dhe kjo krijesë kthehet, me lejen e Allahut, në një gjallesë me shpirt.

– ”Është Ai që ju pajisi me dëgjim, me shikim dhe me zemër.Kështu, dalëngadalë Ai i kompleton mirësitë tuaja. Është Ai që ju jep aftësinë për të parë dhe për të dëgjuar. Ai ju jep edhe aftësinë për të logjikuar dhe ndier me zemër.

– ”Por ju, shumë pak falënderoni. shumë pak po jeni mirënjohës për Atë që ju krijoi e formësoi me më të bukurën formë e krijim.