– ”Është Ai i cili e përsosi gjithçka që ka krijuar, …” – Allahu i Madhëruar e përsosi gjithçka që ka krijuar. Çdo krijese Ai i ka dhënë atë që i përshtatet. Ky është një përshkrim i përgjithshëm i krijesave. Pastaj Ai flet për njeriun në veçanti, për vetë rëndësinë dhe vlerën e tij të madhe.
– ”… dhe që krijimin e njeriut e filloi nga balta.” – Kështu e krijoi Allahu, Ademin a.s, babain e gjithë njerëzimit.