Select Page

– “Ata, pa i gjetur asnjë e keqe, fituan begati e mirësi të mëdha nga Allahu…” – Kur idhujtarët mësuan se Profeti (a.s.) dhe ushtria e tij – madje edhe ata që nuk morën pjesë fillimisht në betejë – kishin dalë në kërkim të tyre, në zemrat e tyre hyri tmerri. Allahu i Lartësuar futi frikë në zemrat e tyre, prandaj ata u larguan për në Mekë.

Kështu, besimtarët u kthyen me fitore, me mirësinë dhe gradën e lartë te Zoti i tyre. Vërtet, përgjigjja e tyre ndaj thirrjes së Allahut dhe Profetit të Tij edhe në atë gjendje, si edhe mbështetja e tyre e plotë tek i Gjithëfuqishmi ishte një sukses i dhuruar prej Tij.

– “…  dhe për ata që bëjnë mirë dhe ruhen nga e keqja, është përgatitur një shpërblim i madh. – Pra, me veprat e tyre të mira, duke iu përgjigjur urdhrit të Allahut dhe Profetit (a.s.), dhe me ruajtjen nga të këqijat, duke mos thyer asnjë urdhër, ata merituan shpërblimin e Allahut të Lartësuar. Me plotësimin e devotshmërisë,  çdokush mund të arrijë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.

– “… dhe arritën kënaqësinë e Tij. Allahu është Dhurues i madh.” – Pra, duke qenë se ata u përpoqën për kënaqësinë e Tij, Allahu i Lartësuar ua shtoi shpërblimin e luftës edhe më shumë. Dhe, sigurisht, shpërblimi i Allahut është i shumë madh.