– “Edhe për ata të cilët, kur njerëzit u thanë “Shumë njerëz janë mbledhur që t’ju sulmojnë, prandaj kini frikë!” – Pra, ata sillnin informacione frikësuese, të tilla si: Armiku është përgatitur që t’ju zhdukë të gjithëve, prandaj ikni e shpëtoni kokën tuaj! Megjithatë, të gjitha këto kërcënime nuk bënë gjë tjetër, por veçse ua shtuan edhe më shumë besimin muslimanëve:
– “… kjo vetëm sa ua shtoi edhe më shumë besimin, prandaj thanë: “Neve na mjafton Allahu dhe Ai është Mbrojtësi më i mirë.”” – Mbështetja tek Allahu u bë më e fortë. Ata thanë: “Na mjafton Allahu, Sundimtari dhe Mbrojtësi ynë! Allahun kemi lënë të kujdeset për gjithçka që na shqetëson, dhe sa Kujdestar i mirë është Ai!
Ai përkujdeset për rregullimin e çështjeve të adhuruesve të Tij. Ai bën të mundur që të zbresin mirësitë dhe të largohen fatkeqësitë. Askush nuk mund ta pengojë përkujdesjen dhe mëshirën e Tij. Dhe, ja përfundimi: