– “Për ata që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit, edhe pasi u plagosën dhe për ata që bëjnë mirë dhe ruhen nga e keqja, është përgatitur një shpërblim i madh.” – Pasi u kthye nga Uhudi në Medinë, Profeti (a.s.) dëgjoi se Ebu Sufjani së bashku me idhujtarët që e shoqëronin po bënin plan të shkonin deri në Medinë. Atëherë, ai u bëri thirrje shokëve të tij që të ktheheshin sërish në luftë. Ata, edhe pse të dërrmuar nga plagët, iu përgjigjën thirrjes dhe urdhrit të Allahut dhe të Profetit të Tij. E kështu marshuan përpara, derisa mbërritën te vendi i quajtur Hamraul Esued. Atje shkuan disa korrierë, të cilët u thoshin: