Select Page

– “Ata janë të gëzuar me mirësitë dhe begatitë e Allahut.” – Ata urojnë njëri-tjetrin për suksesin më të madh që mund të urohet ndonjëherë: për mirësinë e Zotit të tyre dhe bujarinë e Tij me ta. Por edhe për diçka tjetër shumë të bukur:

– “S’ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.” – Përkundrazi, Allahu ua shumëfishon shpërblimin me bujarinë e Tij. Ai u dhuron shumë më tepër sesa ata arrijnë me përpjekjet e tyre. Në këto ajete dëshmohet vërtetësia e mirësive që përjetohen gjatë jetës së varrit. Dëshmorët qëndrojnë në gradat më të larta, pranë Zotit të tyre. Ky ajet tregon, gjithashtu, se shpirtrat e vepërmirëve bashkohen dhe takohen me njëri-tjetrin, duke i përcjellë njëri-tjetrit lajme të gëzueshme.