Select Page

Ai drejton të gjitha çështjet (e të gjitha krijesave) që nga qielli e deri në Tokë. Ai ka në dorë të gjitha ligjet, si ato të krijimit ashtu edhe vendosjen e ligjeve të fesë dhe besimit. Ai rregullon të gjitha çështjet në këtë gjithësi dhe kujdeset për krijimin e Tij. Ligji dhe urdhëresat zbresin nga qielli nga Ai që është Mbreti, Sunduesi i Plotfuqishëm drejt Tokës. Me këto urdhëresa ai lumturon kë dëshiron, pasuron e varfëron, krenon e nënshtron, nderon e poshtëron, i ngre disa njerëz dhe i ul të tjerë dhe e zbret rizkun e Tij.

Në fund, të gjitha çështjet ngjiten tek Ai në një ditë, gjatësia e së cilës është sa një mijë vjet, sipas llogaritjes suaj. çdo çështje e urdhër për krijesat ashtu siç zbret prej Tij, ashtu edhe ngjitet tek Ai bindja ose mosbindja e krijesave. Kështu, çdo gjë që ndodh në këtë dynja, si bindja e të bindurve ashtu edhe mohimi i mohuesve ngjitet e paraqitet tek Zoti. Veprat e tyre ngjiten tek Ai në çast. edhe pse kjo do të zgjaste 1000 vjet sipas llogarisë sonë, Allahu i ngjit veprat e robërve  në çast.140

140 Imam ibnu Kethiri, në shpjegimin e këtij ajeti thotë: “Ka thënë Muxhahidi, Katadja dhe Ed-dahaku se zbritja e melekut me çështjet dhe urdhrat e Zotit bëhet nga një distance e largët sa 500 vjet dhe ngjitja e tij po kështu është një distance e largët sa 500 vjet, por ai e kalon atë (distance 1000 vjeçare) në çast sa një pulitje e syve. Prandaj i lartësuari tha: “… të gjitha çështjet ngjiten te Ai në një Ditë, gjatësia e së cilës është sa një mijë vjet, sipas llogaritjes suaj.”