“Atyre që nuk luftuan dhe që thanë për vëllezërit të vet “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të vriteshin …”, – Kështu, munafikët kryen njëherazi dy vepra të këqija: së pari, ata dezertuan, duke refuzuar luftën në rrugë të Allahut dhe, së dyti, kundërshtuan gjykimin e Allahut të Lartësuar dhe mohuan përcaktimin e Tij. Këtyre, Allahu i Lartësuar u ktheu si përgjigje një kërcënim të ashpër:
– “… thuaju: “Largojeni vdekjen prej vetes suaj, nëse thoni të vërtetën!” – Kuptimi: Nëse jeni të sigurt se mund t’i shpëtoni vdekjes me masat që mund të ndërmerrni, atëherë ndalojeni vdekjen kur ajo t’ju gllabërojë. Pa dyshim që ju jeni të pafuqishëm për diçka të tillë. Këto ajete dëshmojnë se tek një njeri mund të rrinë bashkë cilësi të besimit me cilësi të kufrit, dhe është e mundur që ai të jetë me pranë njërës cilësi sesa tjetrës.