– ”O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta!” – Allahu i Lartësuar i urdhëron të zgjedhurit e Tij, besimtarët, që të pajisen me devotshmëri ndaj Tij. Ai i porosit që jenë të kujdesshëm dhe të ruhen nga zemërimi i Tij në të gjitha gjendjet, haptazi dhe fshehtazi, të përmirësojnë veprat e tyre qoftë kur punojnë haptazi dhe shihen nga të tjerët, qoftë kur nuk i sheh askush, veç Atij. Ky është një urdhër për sinqeritet në fjalë dhe në vepra. Pastaj i Lartësuar na nxit në mënyrë të veçantë që të themi fjalë të drejta, të cilat janë ato fjalë që janë në përputhje të plotë me të vërtetën apo përafërsisht si ajo, nëse nuk mund të arrijmë sigurinë e plotë.151 Në termin ‘fjalë të drejta’ hyjnë:
- leximi i Kur’anit dhe hadithit të Profetit,
- dhikri,
- urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga të këqijat,
- kërkimi i dijes së dobishme dhe përhapja e saj,
- kujdesi dhe përpjekja maksimale për të gjetur të vërtetën në çështjet fetare dhe çdo çështje të rëndësishme dhe të dobishme, duke përdorur dhe ndjekur çdo rrugë të mundshme (të lejuar nga Sheriati) për arritjen e saj.
- Kujdesi i madh për të komunikuar butë dhe ëmbël me krijesat.
- Dëshira dhe synimi për të rregulluar gjithçka, në çdo fjalë që themi, etj.
Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon shpërblimin që na pret nëse pajisemi me devotshmëri dhe themi fjalë të drejta:
151 E vërteta mund të gjendet veçse nëpërmjet Kur’anit dhe traditës së pastër profetike, të kuptuar sipas metodologjisë së tre brezave të parë të këtij umeti; sahabëve, tabiinëve dhe nxënësve të tyre.
Kuptimi i fjalës El Rab: Fjala ‘El Rab’ vjen në arabisht me katër kuptime. Dy kuptime kanë lidhje me Qenien e Allahut të Madhëruar dhe Veten e Tij, ndërsa dy të tjerat kanë lidhje me veprat e Tij. Dy kuptimet që kanë lidhje me Qenien e Allahut të madhëruar janë:
1. El Mulk. El Rab do të thotë El Malik – Pronari, Sunduesi. Allahu i Lartësuar thotë: “lilahi ma fis-semauati uel erd” “Të Allahut janë gjithë çka në qiej dhe në tokë”. Ai thotë gjithashtu: “lil-lahi mulku semauati uel erd” (Allahut i takon pushteti dhe mbretërimi në qiej dhe në tokë). Gjithçka në qiej dhe në tokë janë dhe i përkasin Allahut të Lartësuar, janë nën pronësinë dhe sundimin e Tij.
2. El Sejjid. El Rabu është El Sejidu el Mutau, pra, është Zotëria të cilit duhet t’i binden të gjithë. Ai është i Plotë në të qenurit Zot. Arabët e quajnë Rab atë që është Essejid “Zotëri”. Në suren Jusuf, Allahu i Lartësuar thotë: “O shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t’i japë të pijë verë zotëriut të vet, ndërsa tjetri do të kryqëzohet dhe shpezët do të hanë nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund. Atij, për të cilin besonte se është i shpëtuar, i tha: “Më përkujto mua te zotëriu yt”. Po shejtani e bëri të harronte që ta përkujtonte te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.”