Select Page

Allahu i Lartësuar i porosit besimtarët që të jenë të kujdesshëm në sjellje me Profetin e tyre, Muhamedin (a.s), këtë profet të dhembshur dhe të mëshirshëm dhe kurrë të mos i shkaktojnë mundime ose ta fyejnë. Përkundrazi, ata duhet ta ndihmojnë e ruajnë prestigjin e Tij. Muslimani duhet të mos i përngjasë bijve të Izraelit, të cilët e munduan Musain (a.s), të birin e Imranit, atë të cilit i foli drejtpërdrejt vetë Rahmani.

Por Allahu i Madhëruar e shfaqi hapur pastërtinë e Musait nga ajo që shpifnin padrejtësisht ata. Në fakt, Musai ishte shumë i nderuar tek Zoti dhe nuk ishte aspak subjekt fyerjeje. Ai ishte nga më të afruarit tek Zoti, nga profetët më të zgjedhur dhe adhuruesit më të sinqertë. Megjithatë, ata nuk i pengoi kjo gradë e lartë e Musait, që ta fyenin dhe të shpifnin kundër tij, se ai na qënkësh i sëmurë (ader).150 Ata i thoshnin këto fjalë për shkak se Musai, nga që ishte shumë i turpshëm, kurrë nuk dilte lakuriq dhe i zbuluar mes tyre, ndërkohë që kjo ishte normale mes tyre.

Për këtë arsye, ata dhe shpifën se ai nuk del i zhveshur, sepse mbulon sëmundjen e tij. Për këtë arsye, o besimtarë, mos u bëni si këta njerëz, që e fyen Musain. Megjithatë, Allahu i Madhëruar deshi që ta rrëzonte këtë shpifje, ndaj një ditë, kur Musai po lahej dhe i vendosi rrobat e tij mbi një gur, guri filloi të lëvizte e të largohej, me gjithë rrobat e Musait, i cili ju vu në ndjekje, dhe kështu doli para bijve të Izraelit. Kështu, ata e panë trupin e tij në formën më të bukur të krijimit. Në këtë mënyrë u hodh poshtë kjo shpifje për Musain (a.s).

150 Kështu quhej ai që ishte i sëmurë nga testikujt.