– ”Ditën kur fytyrat e tyre të përmbysen në Zjarr ata do të thonë: “Të mjerët ne! Ah sikur t’i ishim nënshtruar Allahut dhe t’i ishim bindur të Dërguarit!” – Kështu, ata ndiejnë dhimbjen e nxehtësisë përvëluese dhe sa herë që dhembja arrin kulmin, ata dëshpërohen për atë që patën lënë pas dhe për mosbesimin në dynja. Ata të mjerë, të mbushur me dhimbje e dëshpërim, thonë: “Të mjerët ne! Ah, sikur t’i ishim nënshtruar Allahut dhe t’i ishim bindur të Dërguarit! Ah, sikur të bënim këtë dhe të kishim shpëtuar nga ky dënim! Ah, sikur të ishim bindur dhe të lumturoheshim me shpërblimet e mëdha që morën të bindurit!” Por tashmë kjo është një ëndërr, që kurrë nuk ka për të ndodhur dhe që lë pas veçse dëshpërim e dhimbje.