Select Page

Dhe ata që i mundojnë besimtarët dhe besimtaret pa të drejtë, Domethënë, pa i bërë ndonjë gjë, që të meritojnë atë mundim:

… e kanë ngarkuar veten me një gjynah shumë të madh. Do të mbajnë mbi supet e tyre një shpifje të madhe, sepse i mundojnë pas shkak dhe pa e merituar. Ata do të ngarkohen me një gjynah shumë të madh, sepse kjo është padrejtësi, që cenon urdhrin e Zotit për bamirësi ndaj besimtarëve dhe që na ndalon nga padrejtësia ndaj tyre.

Për këtë arsye, fyerja e një muslimani dënohet me ligj, sipas gjendjes dhe gradës së atij që i bëhet padrejtësi. Kështu, sharja e sahabëve është nga më të rëndat. Po kështu, ai që fyen dijetarët dhe njerëzit besimtarë të mirë ka bërë gjynah më të madh se në rastet e tjera.