– ”Kur ata më parë e mohonin (tërësisht) atë (Besimin) dhe hamendësonin (se s’ka ringjallje) duke u endur larg (së vërtetës).” – Në jetën e dynjasë, ata e mohonin të vërtetën, duke u përpjekur ta shuanin dritën e saj nëpërmjet të kotës. Por kjo ishte diçka e kotë dhe nuk u solli dobi. Ata nuk mund t’ia arrinin qëllimit, ashtu sikurse ai që godet me shigjetë prej së largu që nuk e qëllon dot shënjestrën që do. Edhe në jetën e kësaj dynjaje, e kota mund të shfaqet dhe të mbizotërojë veçse në rastet kur e vërteta zbehet dhe dobësohet, por kur e vërteta shkëlqen dhe shfaqet, atëherë kotësia zhduket dhe errësira e saj largohet.