– ”Edhe të parët e tyre i patën mohuar Shpalljet Tona. Këta (të sotmit) nuk kanë arritur as një të dhjetën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre, e megjithatë i përgënjeshtruan të dërguarit e Mi. A e dini se si ishte dënimi Im!” – Ata popuj ishin shumë më të fuqishëm e të pushtetshëm se këta që mohuan Muhamedin, dhe kur mohuan profetët e Tij, Allahu i ndëshkoi.
Shikoni, o mohues të Profetit, se si ishte ndëshkimi dhe zemërimi Im kundër tyre! Ne ju kemi treguar se si i ndëshkuam ata. Disa i përmbytëm, disa i shkatërruam me një erë që shkatërronte gjithçka, ose edhe me një britmë të vetme. Disa të tjerë i shkatërruam me tërmet e tronditje të madhe, disa duke i përpirë toka ose duke dërguar ndëshkim me gurë nga qielli. Kini frikë, pra, ju që refuzoni të besoni në Profetin e Zotit dhe Shpalljen e Tij. Mos vazhdoni në refuzimin tuaj, se kështu do ndëshkoheni njëlloj.