– ”Kështu, atë ditë ata nuk do të kenë asgjë në dorë t’i bëjnë dobi e as dëm njëri-tjetrit. – Tashmë nuk ka asnjë mundësi lidhjeje dhe dobie mes jush. Asnjë dobi nuk mund t’i sillni njëri-tjetrit!
– ”Dhe keqbërësve do t’u themi: “Shijojeni dënimin e zjarrit – atë që e quanit gënjeshtër!” – Këto fjalë do t’u thuhen atyre që bëjnë padrejtësi, duke mohuar mësimin e vërtetë dhe duke bërë gjynahe e paudhësi, kur ata të hyjnë në Zjarr: “Shijoni dënimin e Zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!
Tani që hytë në të, ju po e shihni me sytë e ballit atë që e mohonit. Ky është shpërblim i merituar për mohimin tuaj. Ky është ndëshkimi për ato vepra të këqija që ju i kryenit për shkak se nuk besonit. Ju nuk u kujdesët që të ruheshit nga ky ndëshkim nëpërmjet veprave që Zoti ju urdhëroi t’i bënit.