Select Page

Ata (melekët) do të thonë: “I Madhëruar qofsh Ti! – Ti je i Pastër, i Lavdëruar dhe i Lartësuar nga çdo mangësi dhe nga kjo që shpifin të padrejtët, pra, se Ti paske shokë e partnerë në pushtetin Tënd!

Ti je Zoti ynë, dhe ne distancohemi prej tyre.Ne jemi nevojtarë për mbrojtjen e kujdesin Tënd për ne. Atëherë, si mund të ftojmë të tjerët që të na dedikojnë neve adhurimin?! Është e padrejtë që ne të zgjedhim për veten tonë mbrojtës e kujdestar tjetër veç Teje! Në fakt, këta idhujtarë nuk na adhuronin ne:

Jo. Por ata adhuronin xhindet  dhe shumica e tyre besonin në to”. – Ata adhuronin shejtanët, të cilët, për t’i devijuar, i urdhëronin të na adhuronin neve ose çdo gjë tjetër veç Allahut. Kështu, ata u bindeshin këtyre shejtanëve dhe pikërisht kjo bindje ishte adhurimi që u përkushtonin. Ibadeti është pikërisht bindje e nënshtrim, sikurse thotë Allahu, duke iu drejtuar të gjithë atyre që adhuronin dikë tjetër veç Tij: “O bijtë e Ademit, a nuk ju pata paralajmëruar që të mos e adhuronit shejtanin, se në të vërtetë ai është armiku juaj i hapur, dhe që të më adhuroni vetëm Mua?! Kjo është rruga e drejtë!” [Ja sin 60].

Pastaj melekët thonë: “…shumica e tyre besonin në to”. Ata u besonin xhindëve dhe u nënshtroheshin atyre, sepse iman do të thotë që të besosh e ta lidhësh zemrën me diçka, lidhje kjo e cila sjell nënshtrimin dhe bindjen ndaj asaj gjëje. Pasi melekët distancohen prej tyre, Allahu i Madhëruar u thotë melekëve: