– ”Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im është Ai që ia shton rizkun kujt të dojë nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson kujt të dojë.” – Allahu i Madhëruar e përsërit këtë fakt, duke dashur që të na nxisë për të shpenzuar për të afërmit, për fqinjin, të varfërit, jetimët etj.
– ”Dhe çdo gjë që jepni (për Hir të Tij), Ai do ta kompensojë. Ai është më i Miri Furnizues”. – Kurrë të mos mendoni se shpenzimi për hir të Allahut e pakëson pasurinë. Përkundrazi, Allahu ka premtuar se do t’ia zëvendësojë me diçka më të mirë atij që shpenzon për hir të Tij.
Ai që ju premton t’jua zëvendësojë e shtojë pasurinë është pikërisht Ai që ia shton pasurinë atij që Ai do dhe ia pakëson atij që Ai do dhe Ai që është më i miri Furnizues. Kërkojeni pasurinë prej Tij dhe, që të bëhet e mundur shtimi i saj, bëni të gjitha ato vepra që Ai i ka bërë si shkak për të shtuar pasurinë, e për të cilat Ai ju ka urdhëruar.