– ”Sa herë që Ne kemi dërguar Profet në ndonjë vend, pasanikët e tij thoshin: “Ne nuk i besojmë asaj me të cilën jeni dërguar.”. – Allahu i Madhëruar na njofton rreth gjendjes së popujve të shkuar, të cilët i mohuan profetët dhe për faktin se gjendja e tyre është e njëjtë me gjendjen e këtyre të sotmëve, që e mohojnë Profetin e fundit, Muhamedin a.s. Sa herë që Zoti ka dërguar ndonjë profet, pasanikët dhe keqbërësit e atij vendi e kanë mohuar Profetin, të mashtruar e të vetëkënaqur me pasuritë që zotëronin dhe duke treguar mendjemadhësi me ta: