Select Page

Dhe kryeneçët do t’u thonë atyre që patën qenë të dobët (e të përbuzur): “Pse, ne ju penguam nga udhëzimi i drejtë pasi ju pati ardhur?Ata u tregojnë dhe sqarojnë pasuesve se të gjithë ishin pjesmarrës në krim: Mos, vallë, ju detyruam me forcë, që ju të mos pasoni udhëzimin, pasi ai ju paraqit i qartë? Jo, në asnjë mënyrë:

Jo, por ju ishit keqbërës (dhe rrefuzuat të besoni).” – Ishit ju vetë, që zgjodhët të lirë, që të refuzoni besimin. Askush nuk ju detyroi me forcë për ta bërë diçka të tillë. Edhe pse ne jua zbukuruam rrugën tonë, ne nuk kishim fuqi mbi ju.