Select Page

Allahu u drejtohet besimtarëve me cilësinë e tyre të vyer: besimin. Për çfarë i porosit Allahu i Lartësuar besimtarët? Ai i porosit për të lënë kamatën, madje duke e konsideruar largimin prej saj si shenjë të besimit të tyre, kur thotë: “…hiqni dorë prej asaj që u ka mbetur nga kamata, nëse jeni besimtarë të sinqertë”. Ai përmend besimin e tyre, sepse vetëm besimtarët janë ata që e pranojnë këshillën e Zotit të tyre. Vetëm ata i nënshtrohen urdhrave dhe i zbatojnë dispozitat e Tij.

Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për devotshmëri, duke zbatuar dispozitat e Tij dhe duke ruajtur kufijtë e Tij. Prej dispozitave që duhen zbatuar për të qenë i sigurt nga ndëshkimi i Zotit, është edhe heqja dorë nga kamata, nëse ekziston ende një kontratë e tillë. Ndërsa kontratat e shkuara me kamatë janë të falura, nëse njeriu pendohet sinqerisht. Ndërsa ai që nuk pendohet pas këshillës së Zotit të tij dhe nuk i nënshtrohet urdhrit të Tij, atëherë ai i ka deklaruar luftë Zotit: