– “Profeti i tyre u tha: “Shenjë e sundimit të tij është ardhja te ju e Arkës, tek e cila do të gjeni qetësim nga Zoti juaj. Në të ndodhet edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. Atë e bartin melekët. S’ka dyshim se ky është një fakt për ju, nëse vërtet jeni besimtarë.”” – Kjo qe një shenjë madhështore dhe e prekshme për ata njerëz. Ata, si shenjë, do të shihnin Arkën, brenda së cilës ndodheshin disa relike të mbetura prej familjes së Musait dhe Harunit. Kur ta shihnin atë, zemrat e tyre do të gjenin prehje dhe ata do të bindeshin plotësisht. E si të ndodhte ndryshe, kur ata do të shihnin me sytë e tyre melekët e Zotit të madhëruar duke e bartur atë Arkë?!