– “I lartësuar qoftë emri i Zotit tënd të Madhëruar e Bujar!” – Të panumërta janë mirësitë e Allahut! E madhe është bujaria e Tij! Allahut i takon madhështia absolute, krenaria e plotë dhe bujaria e pakufishme, të cilën Ai e ka veçuar për të nderuar të dashurit e Tij. Përfundoi edhe tefsiri i sures Rahman. Vetëm Allahut i takon lavdia dhe mirënjohja! Për Allahun qofshin lavdet më të bukura!