Select Page

Për të qetësuar zemrën e profetit të Tij dhe për ta bërë atë më të durueshëm, duke kërcënuar armiqtë e tij, Allahu i Madhëruar thotë:

– “Janë përqeshur shumë të dërguar të tjerë para teje …” – Edhe profetët e tjerë, kur shkonin te popujt e tyre me argumente dhe me mrekulli, mohoheshin dhe konsideroheshin gënjeshtarë. Jo vetëm kaq, por talleshin me ta dhe me Shpalljen e Zotit. Për shkak të mohimit të tyre, Allahu i Madhëruar i ndëshkoi dhe shkatërroi, duke zbritur mbi ta ndëshkimin më të rëndë dhe më poshtërues.

– “Por mbi ata që përqeshën (profetët) u bë realitet ai (dënimi i Zotit) me të cilin talleshin.” – Kini kujdes ju që mohoni Profetin e fundit dhe Shpalljen e sjellë prej tij, se mos ju godasë edhe ju e njëjta gjë që goditi popujt e shkuar! Dhe të jeni të sigurt se kështu do të ndodhë, nëse vazhdoni me mohimin tuaj.